Rama "qesh e qan" me PD-në, Më 29 janar thërret Kongresin PS, ndryshime në statut
Si një kryetar partie i pashqetësuar nga zërat kundër brenda strukturave, kryesocialisti Edi Rama ironikisht shprehet i shqetësuar për “luftën” e brendshme në Partinë Demokratike.
Si një aktor politik me eksperiencë në mbylljen e mendimit ndryshe në familjen politike, pas mbledhjes së kryesisë së PS, nënkuptoi se po ta kishte pyetur Basha se si të shpëtonte nga Berisha do t’i kishte treguar rrugën më të lëhtë.
” Mund të evitohej. Gjithçka mund të evitohej. Nuk kishte nevojë të fortifikohej PD.Mund të lajmërohej policia e shtetit dhe thirrje për ta mbrojtur dhe nuk kishte pasur një gjë të tillë as dhunë as kundërpërgjigje”
Edi Rama në daljet e tij publike po tenton t’i godasë dy figurat më të rëndësishme të PD duke i ulur besueshmërinë tek qytetarët.
Ndërsa në kampin tjetër përballjet janë në një fazë kritike për demokratët, PS po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshmë vendore, dhe për këtë në Kongresin e 29 janarit do të “fortifikojë” administratën e Partisë Socialiste me ndryshime në statut.
Para Kongresit socialistët e vjetër dhe të rinj do të festojnë 30 vjetorin e Forumit Rinor Socialist me 15 janar.
