Të hënën Erdogan në Tiranë, hap dhe sesionin parlamentar 2022 dhe inaguron banesat në Laç

Seanca e parë parlamentare pritet të mbahet të hënën e 17 janarit, ndërkohë që do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse Presidenti turk Erdogan.

Seanca do të nisë në orën 17:00 caktoi konferenca e kryetarëve. 

Sipas burimeve për Ora News, Erdogani do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama, ndërsa takimet do t’i vijojë me presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentare Lindita Nikolla.

Arsyeja kryesore e vizitës së Presidentit Erdogan lidhet me inaugurimin e bllokut të banesave në qytetin e Laçit të financuar nga shteti turk pas shkatërrrimit të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Në axhendën e tij janë parashikuar edhe takime të tjera si dhe inaugurime të xhamive në vendin tonë.