Era rrëzon maunen në aksin Lezhë-Laç, shpëtojnë pa lëndime shoferi dhe pasagjeri nga Kosova
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 13:52
Një mjet i tonazhit të rëndë, maune, është rrëzuar nga era e fortë në supertradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit me targa të Kosovës nuk kanë marrë lëndime.
Kjo situatë ka sjellë bllokim të qarkullimit në njërin kah të rrugës prej dy orësh, ndërkohë që po punohet për largimin e mjetit.
Policia rrugore ndodhet në terren, duke orientuar lëvizjen e automjeteve përgjatë superstradës.
