Me 9 deputetë më pak, Basha mbledh në 12 grupin parlamentar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë sot në 12 grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Takimi me grupin parlamentar vjen pas 8 orë mbledhje të Kryesisë së PD, e cila në mbyllje vendosi përjashtimin nga PD të Berishës dhe 7 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, ndërsa u pezulluan 19 mbështetës të tyre.

Përveç Sali Berishës që ishte përjashtua nga grupi parlamentar i PD, në listën e 9 emrave të përjashtuar nga PD me vendim të kryesisë PD mbrëmë ndodhen dhe emrat e 3 demokratëve që kanë mandat deputeti.

Ata janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho.

Ndërkohë që në listën 19 e emrave të pezulluar janë emrat e 6 demokratëve që kanë mandatin e deputetit. Ata janë Belind Këlliçi, Edi Paloka, Agron Shehaj, Luan Baci, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.