Reagon Albana Vokshi: Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh

Deputetja Albana Vokshi  me vendimin e kryesisë së PD-së të drejtuar nga Basha është përjashtuar përfundimisht nga partia demokratike.

Në listën e përjashtimit janë dhe Sali Berisha dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.  

Në një reagim në Fb Vokshi shkruan: “Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.” Shkruan ajo ndërsa I kujton Bashës se është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.