"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht", edukatorja e 3-vjeçarit që u mbyt në kopsht nuk paraqitet në seancë, gjykata e lë në burg


"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht". Me këtë argument, 27-vjeçarja Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat në Fier ku humbi jetën 3-vjeçari ka njoftuar gjykatën për mospjesëmarrjen e saj në seancën gjyqësore për masën e sigurisë.

Ndër të tjera, Binjaku ngushëllon familjen Kodheli për humbjen e vogëlushit të tyre.

"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht", edukatorja e

Fëmija dyshohet se u mbyt në raftin e kopshtit privat “Flatrat e dijes”. Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes.

Sipas të dhënave të para, 3-vjeçari dyshohet se ka hipur në këtë raft për të marrë xhupin në varsen e rrobave, por në rrethana të paqarta ka mbetur i varur nga pas në trikon që kishte të veshur.

Kjo situatë por edhe vonesa e ndërhyrjes nga punonjësit e kopshtit ka rezultuar fatale për vogëlushin i cili ka mbetur i vdekur.

Personi i parë që ka gjetur 3-vjeçarin e varur është edukatorja Redina Binjaku 27 vjeç, e cila e ka dërguar menjëherë në spital, ndërsa bluzat e bardha kanë deklaruar ai ka mbërritur i pajetë.

Edukatorja e kopshtit u arrestua pas ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit dha këtë të martë (11 janar) masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor, derisa prokuroria të përgatisë të gjithë dosjen. Ajo akuzohet për "shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".

Më herët familjarët e 3 vjeçarit kanë hedhur dyshime dhe akuza ndaj kopshtit ku ndodhi ngjarja.

Sipas tyre drejtuesit e institucionit kishin deklaruar se gjithçka do të zbardhet me vënien në dispozicion të kamerave të sigurisë, por më vonë deklaruan se zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka mbikqyrje me kamera.

Familjarët i bënë thirrje prokurorisë që të zbardhë ngjarjen, ndërsa kanë kundërshtuar edhe versionin se fëmija ka vdekur në varësen e rrobave, siç u tha fillimisht.

"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht", edukatorja e"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht", edukatorja e