Këlliçi e sfidon Bashën pas pezullimit nga PD: Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin
Lulzim Basha ja dha dhe një mundësi për reflektim, duke u mjaftuar me një pezullim nga PD, por Belind Këlliçi duket se e ka të qartë tashmë pozicionimin politik.
Në një reagim në facebook pas vendimit të kryesisë së PD-së, Këlliçi thotë Basha nga xhelozia se nuk u bë dot lider përjashtoi e pezulloi në grup kritikët e tij.
Ai e sfidon Bashën të zbresë në bazë dhe të shohë sesi do ta presin.
"Ish-kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar! Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!"
