Vdekja e fëmijës 3 vjeç në kopshtin e Fierit, arrestohet edukatorja

Pas ngjarjes tragjike ku një fëmijë 3 vjeç u mbyt në një kopsht privat në Fier, në pranga është vënë edukatorja. 27 vjeçarja sipas policisë duhet të kishte nën mbikëqyrje të miturin, por ka treguar pakujdesi.

Një edukatore është arrestuar për vdekjen e një fëmijë 3 vjeçar në një kopsht privat në Fier.

Në pranga është vënë Redina Binjaku, 27 vjeçe.

Sipas Policisë, ajo është edukatorja që duhet të kishte nën mbikëqyrje fëmijën.

Ngjarja tragjike u shënua rreth orës 13 00, në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në lagjen Sheq i Vogël.

Dyshimet janë se fëmija u mbyt në kohën kur ka tentuar të marrë një çantë nga varësja e rrobave, ku besohet se I ka ngecur kapuçi i xhupit që mbante veshur.

Fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur.

Për këtë policia e Fierit bën fajtore edukatoren 27 vjeçare Redina Binjaku e cila nuk e ka mbajtur të miturin nën mbikëqyrje.

Dhe tentative e të miturit për tu përkujdesur për vetën përfundoi në tragjedi brenda kopshtit privat.

Edukatoret sipas dëshmive e gjetën të miturin të shtrirë në tokë dhe e dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spital, por I mituri mbërriti atje pa jetë!

Daja i 3 vjeçarit në një reagim në emër të familjes kërkoi drejtësi për ngjarjen tragjike në kopështin privat.

Ndërsa hetimet ndaj edukatores 27 vjeçare do të vijojnë nga prokuroria e Fierit .

Vdekja e fëmijës 3 vjeç në kopshtin e Fierit, arrestohet