Seria A në kaos. Kthehet makthi për klubet dhe tifozët në Itali

Ka një situate të agravuar në Itali nga koronavirusi e veçanërisht futbolli. Rastet e rritura tek të gjitha skuadrat si tek lojtarët ashtu edhe te anëtarët e stafeve ka shtuar shqetësimin deri tek qeveria ku mesohet se kryeministri Draghi ka telefonuar numrin 1 të futbollit, Gravina për atë që po ndodhë në Serinë A.

Ndërkohë që Seria B, dy javë janë anuluar, në elitën e futbollit italian ka kaos me rastet dhe protokollin ndaj dhe biseda mes kryeministrit dhe kreut të federates ka nxjerrë në pah një skenar shumë të keq.

 

Nëse brenda 2-3 javësh nuk do të ndryshojë trendi me rastet e reja covid-19 mes lojtarëve dhe ekipeve mund të ketë fillimisht një mbyllje të stadiumeve dhe rikthim të kapaciteteve deri në 5000 tifozë ose skenari i fundit më i rëndë akoma, ndërprerja 2-3 javore e saj.

 

Mbetet për t’u parë por Seria A rrezikon shumë të bëj një hap pas…/Ora News/.