Detajet nga përplasja në PD: Në tarracë deputetët me sanduiç e shkopinj. Poshtë përplasje, lëndë plasëse e sprai lotsjellës

Tentativat për të hyrë në Partinë Demokratike të shtunën, 8 janar hasën në reagim me mjete të forta, spraj lotsjellës, shkumë fikëse zjarri por dhe me mjete shpërthyese. Kësaj panorame i shtohen dhe deputetët që kundruan nisjen e protestës duke konsumuar ushqim, por dhe duke mbajtur shkopinj në dorë. Konfliktit iu shtua dhe forcat e rendit që hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës.

Përplasja në Partinë Demokratike u duk si një kronikë e paralajmëruar. Mbështetësit e Bashës mbërritën para orës 11:00 në seli. Madje nisjen e grumbullimit Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma duket se e panë nga tarraca e selisë duke konsumuar ushqim.

Edhe më tej duken të qetë kur regjistrohen duke pirë edhe cigare, ndoshta në momentet e fundit para nisjes së protestës.

Kjo banderolë e vendosur tregon edhe ironinë, kthimin e PD në një arenë "Big Brother." Berisha e gjeti derën kryesore të selisë të hapur, ndërsa protesta vijoi në orën 12:00 për thyerjen dhe të hyrjeve të tjera. Ata që tentuan të thyenin dyert u përballën me shkumë zjarrfikëse. Ndërsa hyrja anësore u shemb me mjete të forta.

Tentative për të kaluar barrierën e përforcuar nuk u realizua. Nga brenda ndërtesës u dëgjuan shpërthime të lëndëve plasëse

Edhe tentativat për të hyrë nga dritaret sollën përplasje. Në katin e dyte mbështetës të Bashës goditën me mjete të forta protestuesit

Tre persona mbetën të gjakosur.

Edhe në këto tentative, ku u thyen xhamat e sallës së mbledhjes, u hodh sprait lotsjellës.

Përpjekjet për të hyrë në godinë vazhduan më tej e për tre orë përplasjet nuk ndalën

Thyerja e derës anësore solli dhe alarmin e personave të gjendur brenda, të cilët kërkuan ndërhyrjen e policisë. Madje deputeti Ervin Salianji shfaqet në tarracën e selisë edhe me një shkop.

Hyrja e policisë ka qenë e dhunshme dhe e fortë. Gaz lotsjellës, ujë me presion dhe një numër i lartë efektivësh bën që turma të largohej rrëmujshëm.

Madje shumë prej tyre u detyrohen të gjejnë sado pak ajër në anë të lumit lana

Sasia e lartë e gazit bëri që dhe mbështetësit e Bashës të qëndronin mbi tarracë, e për disa orë me radhë të mos rikthehen në zyrë. E po ashtu policia nuk nguroi të hidhte gaz nga distanca e largët ndaj protestuesve që për disa herë tentuan të rikthehen në seli.

Askush nuk u kursye nga gazi, as gazetarët, ndërsa policia dhe efektiv civil shoqëruan në masë këto që u konsiderua i dyshuar.