Kur do të mbahet protesta e radhës? Flet Berisha

Sali Berisha siguroi demokratët që protestat do të vijojnë, por në një kohë kur të jetë e përshtatshme për demokratët.

Këtë e tha në një deklaratë për mediat ku dhe ka falenderuar demokratët që morën pjesë në protestën që u zhvillua dje (8 janar) para selisë së PD. 

Sali Berisha: I siguroj demokratët që protesta e radhës do të mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatshme. Ata që pranojnë për kryetar të PD-së kryetarin e emëruar nga Rama me policë, bëjnë një akt destabilizues ndaj Shqipërisë.