Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit rikthehen te selia e PD: Basha armik i demokratëve
Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me komisionit e përkohshëm të rithemelimit të PD-së, janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës, që u zhvillua ditën e djeshme para selisë së PD.
Ai ka falënderuar protestuesit, teksa tha se ata iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Basha është sot një armiki egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj demokratëve shqiptarë.
Sali Berisha: Jam këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.
Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër tyre dhe se pavarësisht nga këto, ata siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën.
