"Kishim vetëm bombola zjarrfikëse brenda", Basha: Kur policia hodhi gaz ishte e tmerrshme edhe për ne

Lulzim Basha ka mohuar që të ketë pasur gaz lotsjellës brenda selisë së PD gjatë protestës së djeshme, 8 janar e thirrur nga Sali Berisha përballë selisë së PD-së. Ai tha se e vetmja gjë që kishin për tu mbrojtur ishin bombolat zjarrfikëse. Sipas tij kur ndërhyri policia situata ishte e tmerrshme edhe brenda në godinë.

Basha: Dua të refuzoj çdo akt dhunë që është kryer dhe distancohem nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu. Ata kishin ardhur me një qëllim, nëse kjo parti nuk kthehet në bunker për të duhet të shkatërrohet me çdo kusht. Të derdhte gjak, e patë si eksitohej, e patë si qeshte edhe sot. A mund t'i qeshë buza njeriu sot?  U kthye në skenën e krimit dhe qeshte.

Pjesa tjetër është lojë e Ramës dhe Berishës. Gaz Bardhi nuk ka lidhje me  lëndë radioaktive. E patë që e vetmja gjë që kishim për tu mbrojtur ishin bombola zjarrfikëse. Ishin bombola me materialin që fik zjarrin. Po të shikonin dhe disa fatkeq që rrinin para tyre dhe zbardheshin nga pluhuri. Po kështu keni parë që kur policia ndërhyri me gaz ishte e tmerrshme, edhe brenda në godinë. Ne e dimë ç'kemi hequr me gazin e policisë.

I shkau goja sot se unë kam nxjerrë armë natën se kishte frikë mos më kapte policia, tani o policia dhe Edi Rama janë me mua, ose policia dhe Edi Rama janë kundër meje dhe unë nxjerrkam armën se kam frikë nga policia. Këta janë dy gënjeshtarë që nuk ndalen para asgjëje. Nuk dua të flas më shumë seç kam folur për ata të dy sot që mendojnë për momentin se kjo dhunë mund të na ketë ndalur. Shumica e shqiptarëve nuk e duan më këtë gjendje.