Berisha: Basha përgatiti listat për të arrestuar protestuesit, është në armiqësi me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie

Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme ka përgatitur listat për të arrestuar personat që morën pjesë në pprotestën e zhvilluar ditën e djeshme para selisë së PD.

Në një deklaratë për mediat para selisë blu, Berisha tha se Basha tashmë është në armiqësi me të vdekur dhe të gjallë të Partisë Demorkatike.

Sali Berisha: Dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen ndaj atyre demokratëve dhe demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim po Lulzi. Në një bashkëpunim me narkopolicinë e edi Ramës, mbrëmë janë formuluar lista dhe janë arrestuar demokratë që nuk kishin kryer asnjë lloj akti për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori turpi e Lulzim Bravës, si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve, kam marrë me qindra mesazhe nga demokratët të cilët janë të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje të cilët përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre.

Do u lexoj vetëm një mesazh:

Një demokrate më thotë: Erdha bashkë me djalin tim, dhe pasi na hodhën gaz, vështirësia më e madhe ishte se djali më pyeste si ka mundësi që na hodhi gaz Lulzim Basha. Basha është sot në armiqësi me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Ka ndenjur mbrëmë duke bërë listat e dmeorkatëve që kërkonte të arrestonte.