“E djathta në Shqipëri grindet mes vetes”, protesta e demokratëve në fokusin e mediave italiane
“E djathta në Shqipëri grindet mes vetes” është kjo kryefjala e mediave italiane për atë që ndodhi të shtunën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Protesta e paprecedentë e së shtunës e demokratëve në selinë e partisë demokratike ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane.
E përditshmja “Libero” në një artikull të gjatë për ngjarjet e djeshme ka paraqitur situatën e trazuar midis liderit aktual Lulzim Baza dhe liderit historik të PD-së Sali Berisha, që kulmoi dje me tentativën për të nxjerrë nga selia e PD-së, Lulzim Bashën.
Ndërsa, “Il Fatto Quotidiano”, e ka cilësuar situatën brenda partisë demokratike si sulm nga ana e protestuesve. Po ashtui, “Il Fatto Quotidiano” ka pasqyruar situatën e tensionuar dhe reagimin e policisë së shtetit për ta ndaluar kryengritjen masive të protestuesve. Ndërhyrja e policisë ka ndodhur pas kërkesës së kreut të PD-së.
Gazeta del Sudonline, gjithashtu, ka publikuar një kronologji të protestës, duke u fokusuar më shumë tek përplasjet e dhunshme mes vetë militantëve demokratë të Berishës dhe Bashës.
Protesta e së shtunës zgjati për rreth 3 orë dhe pas tërheqjes së tyre nga ndërhyrja e policë së shtetit, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera
