Protesta e Berishës, arrestohen 34 persona, procedohen penalisht 18 të tjerë
Prokuroria dhe policia duket se janë kujdesur të ruajë balancën e grupimeve në PD. Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka janë në procedim penal, një për organizimin e mbrojtjes me gaz lotsjellës dhe fikse zjarresh dhe tjetri për organizimin e protestës. Në polici do të qëndrojnë 34 persona dhe 18 të tjerë janë në hetim
Pas më shumë se 5 orë pasi inspektoi provat e përplasjes në partinë demokratike, prokurorja Elisabeta Imeraj ka firmosur të procedojë dy eksponentë kryesorë të dy rrymave të selisë blu.
Për nismën e hyrjes në selinë e partisë demokratike dhe thyerjes së dyerve dhe dritareve, por edhe dëmeve të shkaktuara brenda goditës, është proceduar deputeti Flamur Noka. Në deklaratën për mediat thuhet se ai akuzohet për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti.
Duke ruajtur balancën brenda dy grupimeve, në ndjekje penale nga mbështetësit e Bashës është gazmend bardhi. Për të kanë shërbyer këto pamje, kur ndaj protestuesve hidhet sprai lotësjellës por dhe shkumë zjarrfikëse. Madje dhe pamjet kur goditen protestuesit me mjete të forta janë vendosur në dosjen e tij
Ndaj tij rendon akuza Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme
Për mediat policia bën të ditur se 34 persona janë të arrestuar sipas bluve në flagrancë dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht. Mosha e tyre shkon nga 19 vjeç deri në 52 vjeçar.
Tashmë krizën që ka përfshirë në selinë blu do të duhet ta përballojnë edhe të izoluarit në qelitë e policisë
