Rama për Bashën e Berishën: I kam mundur të dy, i treti rri e vështron se do të futet në mes

Edi Rama është shprehur se i ka mundur edhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. 

Ai tha se ndjehet i turpëruar nga situata e krijuar ditën e djeshme para selisë blu, ndërsa shtoi se nuk mund të jemi një vend që na tregojnë me gisht. 

Rama tha se në protestën që u zhvillua ditën e djeshme para selisë së PD, mungonin vetëm kovat me zift që të hidheshin nga lart

Edi Rama: Po të jetë për këta të dy, por nuk është puna për këta të dy, por tek dëmi i madh që i bëhet këtij vendi për këta të dy që shkon përtej politikës së numrave. Po të ishte për numrat, i kam mundur të dy. Madje jo të dy por të tre. Po i treti rri vështron se pret se do vijë në këtë mes. Nuk është personale kjo. Nuk është partiake, është shoqërore, është shqiptare, njerëzore dhe morale. Nuk mund të jemi një vend që na tregojnë me gisht. 

Unë ndjehem i turpëruar kur më marrin miq e personalitet dhe nuk e kuptojnë çfarë është kjo. Nga ato foto me shkallë. Si jeniçerë. Me grushta, me fikëse zjarri, me shkopinj bejsbolli, me gurë. Mungonin vetëm kovat me zift që të hidheshin nga lart.