Rama “fërkon duart”, Kryeministri: Basha dhe Berisha kërkonin gjakderdhje, unë dua paqe

Përçarja që degradoi deri në përplasje fizike dje në selinë e Partisë Demokratike mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës , është një shans që nuk duhet humbur për mazhorancë. Kryemistri Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe ta çlirojnë politikën e këtij vendi. Rama në një komunikim online pranoi se në vendin tonë nuk ka opozitë prej vitesh, pasi sipas tij nuk quhet opozitë ajo që të sfidon fizikisht.

Protestën në selinë Blu këtë të shtunë dhe konfliktet mes Bashës dhe Berishës, Kryeministri Edi Rama po i shfrytëzon për t’u kërkuar votat demokratëve. Realisht është koha për t’u ndarë

“Është koha për t’u varur teneqet të dy këtyre personave”.

Përplasjen mes ish kryeministrit dhe kryedemokratit, Rama e konsideron si një luftë për interesa personale nga të dyja palët, ndërsa shtoi se vendi prej kohësh është pa opozitë.

“Sot ky vend nuk ka sot opozitë, nuk ka opozitë jo për atë që ndodhi dje.”

Rama e konsideroi Bashën dhe Berishën si dy gjysma të së njëjtës mbetjeje politike, ndaj nuk kurseu as akuzat se të dy kërkonin gjakderdhje në oborrin e PD-së.

“Njësoj si pala jashtë dhe pala brenda papërgjegjshmëritë ishte e gatshme për gjakderdhje”.

Situata e së shtunës në selinë blu nuk ishte argëtuese për kryeministrin, por ai u shpreh se kërkon paqe me demokratët

“Për mua është nevoja për paqe. Është një moment delikat jo vetëm për Partinë Demokratike.”

Si fitues i disa betejave politike, Rama nuk kurseu as këshillat për kundërshtarët e tij.

“Demokracia nuk ndodhet në fikësiet e zjarrit në sytë e njerëzve. Nuk mbrohet me njerëz me shkopinj.  Për mbrojtjen e demokracisë përdoren zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Rama e paralelizoi dhunën në selinë blu me dhunën që u është bërë në çdo protestë institucioneve shtetërore, ndërsa tha se ndihet i turpëruar si shqiptar nga skenat e djeshme të cilat bënë xhiron e botës.