Ftesa e Ramës për demokratët, Berisha: Faktoi se ka futur në xhep Lulzim Bravën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 15:03
Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë në një komunikim online ftoi demokratët që të bashkohen dhe të shpëtojnë opozitën.
Berisha në një deklaratë për mediat para selisë së PD, tha se me këtë deklaratë Rama faktoi se ka futur në xhep Lulzim Bashën.
Ai tha se tashmë ky i fundit është i shkarkuar nga të gjitha funksionet.
Berisha: Me këtë akt fakton se ka futur në xhep Bravën dhe mendon se ka arritur ti caktojë PD kryetarin me policë. Deputetët janë anëtarët parësor të grupit parlamentar. Basha nuk ka asnjë fuqi, është I shkarkuar nga të gjitha funksionet.
