Berisha: Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë selisë së PD me mjetet e tij

Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit ka fshehur vrasës e kriminelë në parti. 

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Basha ka nxjerrë jashtë armët me mjetet e tij. 

Sali Berisha: Ka ndenjur dje deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestohej. Akt kriminal. Ka fshehur vrasës e kriminelë në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë me mjetet e tij, që nëse policia do të imagjinonte të hynte, me forcë, që në fakt s’do të hynte se ata janë nji, të mos i gjente brenda.