Rama- demokratëve: Koha për t'i 'varur teneqen' Bashës dhe Berishës, të shpëtojmë opozitën. I gatshëm t’u ndihmoj

Edi Rama është vetë-ofruar për të ndihmuar demokratët që të shpëtojnë opozitën.

Në një komunikim online Rama u është lutur dmeokratëve “t’iu varin teneqen” Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar PD. 

 Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm t’i ndihmoj, në çfarëdo qoftë

Edi Rama: Duhet kapërcyer ky llum 30-vjeçar, llum që shkon përtej socialistëve e demokratëve, përtej partive, përtej të gjithave. Unë rrija në shtëpi e fërkoja duart, vrafshin veten, por kjo shkatërron imazhin e vendit. Këta dy, Hoqi-Doqi, nuk janë problemi im, por i demokratëve. Unë ju them demokratëve që jemi të gjithë shqiptarë, por mbi të gjitha jemi njerëz, jo bisha, kafshë, majmunë, mesjetarë, barbarë. Politika nuk është dhe s’mund të jetë logjikë e forcës, por logjika e forcës. Nuk mund të katandiset politika në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri syve. Ju lutem demokratëve t’iu varin teneqen të dyve dhe të gjejnë rrugën për të shpëtuar PD. Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj, në çfarëdo qoftë. Unë jam këtu për të ndihmuar si duhet.