Berisha: Basha provokoi demokratët. Asnjë të gërvishtur nga pala tjetër. I arrestuar vetëm kushëriri i Ramës
Ish-kryeministri në një deklaratë për mediat pra selisë blu, tha se nënkryetarët e partisë janë të shkarkuar dhe se sa kohë që do rrinë me Bashën, aq më shumë largohen me demokratët.
Sali Berisha: Ata nuk janë më nënkryetarë, janë deputët. Fatëkeqësi që I përgjigje thirrjes së një njëriu mizor ndaj demorkatëve. Garantoj se sa më afër të jenë me Lulzim Bashën, aq më larg janë me demokratët. Kush e nisi dje sulmin?
Përsa i përket tensioneve që u krijuan para selisë Berisha tha se ishte Lulzim Basha që provokou duke hedhur gazin lotsjellës nga lart.
Sali Berisha: Kush e hodhi gazin?! Ata hodhën gaz, gazi i parë u hodh nga Lulzim Basha! Kjo sigurisht që revoltoi. Ai hodhi gaz dhe erdhi në katin e parë, s’mund të shtrohet kjo pyetje, protestuesit. Ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë, kjo është protesta. Rojet e Lulzim Bravës dolën me hunj. Dhunë dhe terror kishte në anën tjetër. U shkul porta e blinduar që s’ka vend në një parti.
Berisha ka komentuar dhe qëndrimet e Edi Ramës, për protestën që u zhvillua ditën e djeshme para selisë së PD. Berisha tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë armiqtë e demokratëve
Sali Berisha: Edi Rama me Lulzim Bashën janë dy armiq të demokratëve, shpirti i zi i tij është i njëjtë me Spiro Kolekën, që i bënte thirrje t’i fusnin taket studentëve.
Kurse Basha mbajti në seli vrasës, por asnjëri nga ata nuk është arrestuar. Kanë arrestuar vetëm një kushëririn e Edi Ramës, por me atë kanë problem me pronësinë dhe e kanë arrestuar se gjoja ishte në seli.

