Tensionet në PD, Rama: Luli dhe Saliu, dy pengmarrësitë e demokratëve

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën si pengmarrës të demokratëve.

Rama gjatë bashkëbisedimit me demokratët tha se Berisha nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën, ndërsa për bashin tha se  ‘është ngritur nga varri për të luftuar si i marri’.

Edi Rama: Nuk kam asnjë respekt as për ‘Lulin tim’ dhe as për Saliun tënd. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im. Njëri thotë jo ‘pengu’ dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre krejt personal. Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike që synon të marrë pushtetin si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë ‘ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën’. Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është shumë e qartë se çfarë është se tjetri është shumë e qartë se ça është. Më kujton poemën: U ngrit fati i partisë si i vdekuri nga varri, mori fatin e partisë të luftonte si i marri. Qëndronte atje pas se kishte lënë këtë dhe ky i bënte çdo gjë që donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë se sa ky dinte të mbrojte veten e vet. E kishte administratorin e pronës. Por mirëpo ja që bota u rrotullua ndryshe.