“Mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje", Rama: Basha e Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz për 'kështjellën'

Edi Rama tha se protesta e ditës së djeshme e cila u zhvillua para selisë së PD, mund të kishte degjeneruar deri në gjakderdhje.

Në një bashkëbisedim me demokratët mRama tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz, për të mbajtur selinë e PD. 

Kreu i qeverisë i cili i ka konsideruar Bashën e Berishën si kufoma politike, tha se të dy kanë marrë peng PD

Edi Rama: Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë. Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz për të mbajtur kështjellën.