Rama për Bashën e Berishën: Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë

Në një bashkëbisedim online me demokratët, Edi Rama ka sulmuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duke thënë se ata të dy janë një mbetje e ndarë përgjysmë.

Përsa i përket tensioneve që u krijuan ditën e djeshme para selisë blu, Rama tha se përgjegjës është edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. 

Edi Rama: Ky është një shkatërrim, dëmton institucionin demokratik të opozitës por edhe të gjithë kornizën institucionale të vendit. Është përgjegjësi institucionale e të dyve që janë pa asnjë vizion, pa asnjë projekt politik, pa asnjë mesazh më të fortë se sa akuza ndaj njëri-tjetrit se kush nga të dy është shërbëtori im. Pikë e zezë.

Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë për gjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme.