“Dje pamë kafshëri”, Rama: Ishte e neveritshme, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 12:35
Kryeministri Edi Rama situatën e djeshme në protestën që u zhvillua nëselinë e PD e konsideroi të neveritshme.
Në një bashkëbisedim online me demokratët tha se dje (8 janar) u shmang ‘kafshimi i përgjakshëm,' ndërsa shtoi se kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë ende aty.
Edi Rama: Nuk është çështje argëtimi, është neveri. Është një fazë e avancuar e degradimit të një qenie politike, siç është një parti apo një person politik. Dje pamë kafshëri në mjetet për t’u mbrojtur dhe sulmuar, pamë një përpjekje për kafshim në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës. U shmang fatmirësisht kafshimi i përgjakshëm. Pavarësisht se u shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty.
