Dëmet në selinë blu pas protestës, Basha shoqëron operatorët gjatë filmimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 18:10
Mediat kanë arritur të futen brenda selisë së PD, ku dhe pritet që Lulzim Basha të mbajë konferencë për shtyp.
Ndalesa e parë ishte te zyra e Lulzim Bashës, ku ndryshe nga zyrat e tjera të selisë, duket e paprekur.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Ora News, çdo gjë brenda selisë pothuajse është shkatërruar.
Ka qenë Lulzi Basha që ka shoqëruar gazetarët në ambientet e selisë, ku shihen xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara.
