“Le të vdes këtu” protestuesit e Berishës tentuan me çekiç të hapnin derën e hekurt

Gjatë protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD-së, protestuesit janë përpjekur t’i hapin dyert e përforcuara me hekur me çdo mënyrë.

Ashtu sikurse shihet në pamje, disa mbështetës së Berisha janë futur në seli dhe janë përpjekur t ëhapi një derë metalike me një çekiç.

Në mungesë të mjeteve të mira për të hapur derën metalike, protestuesit e Berishës nuk kanë mundur të kalojnë përtej kësaj dere.  

Në sfond dëgjohen njerëz që thonë se janë gati të vdesin aty për kombin dhe se Lulzim Basha ëhstë tradhtar kombëtar.