Pas largimit të grupit hetimor, operatorët dhe gazetarët futen brenda selisë së PD

Largimi i grupit hetimor nga selia blu i dha dritë jeshilë medias për tu futur brenda godinës.

Ishte ora 17:55 kur drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj u largua me mjetin e saj pa asnjë koment për gazetarët dhe pas kësaj sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ftoi operatorët dhe gazetarët brenda.

Ndalesa e parë ka qenë zyra e Bashës, ndërsa ky i fundit i ka shoqëruar për dokumentuar dëmtimin e selisë nga protestuesit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar një deklaratë për mediat.