"Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga aktet e dhunës!" Momenti kur FNSH ndërhyn me ujë e gaz për të shpërdarë demokratët para PD
Ky është momenti kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhyjnë me ujë dhe gaz për të shpërndarë protestuesit demokratë të mbledhë para selisë blu.
Ndërhyrja e tyre erdhi fill pas kërkesës publike të kreut të PD Lulzim Basha.
"Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin" njoftoi policia pas aksionit.
Deputetët demokratë të rreshtuar përkrah Lulzim Bashës e ndoqën aksionin policor ndaj demokratëve nga tarraca e selisë blu.

