Policia nuk lejon gazetarët të futen në selinë PD, Bardhi akuzon: Me urdhër të Edi Ramës po fshihen provat e krimit të Sali Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 15:03
Gazmend Bardhi kërkon që të futen gazetarët brenda por policia nuk lejon pasi thotë se prishen provat.
“Policia nuk lejon mediat të futen në seli. Me urdhër të Edi Ramës po fshihen provat e krimit të Sali Berishës” tha Bardha.
Një pjesë e gazetarëve nuk janë lejuar të futen në PD pasi efektivët e policisë nuk kishin marrë ende një urdhër nga drejtori i policisë informon Ora News.
PD njoftoi se Basha kishte ftuar gazetarwt në zyrën e tij
Vijojnë akuzat e ndërsjellta. Bardhi akuzon Ramën se po fsheh provat e krimit të Berishës, nga ana tjetër është Berisha që akuzon Ramën se po mbron Bashën.