Protesta e Berishës përmes fotove, dhunë, shkatërrim, gaz lotsjellës dhe tym në PD

Nisi paqësisht, por u thye në një fushëbetejë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha sot para selisë së PD-së.

Sikurse mund të shihet edhe nga këto foto të bëra nga LSA, selia blu është shkatërruar gjatë protestës së sotme.

Gjatë protestës mund të shihet ish-kryeministri Berisha dhe disa mbështetësit të tij që mbajnë maska, ndërsa hidhet gaz dhe ka përplasje mes demokratëve.

Një pjesë e protestuesit tentojnë të futen me shkallë në katin e dytë të PD-së, ndërsa të tjerë përballen me tymin, ujin dhe gazin lotsjellës.

Në foto shihen edhe disa mbështetës të Berishës, si Flamur Noka apo Indrit Hoxha, apo edhe vetë bodigardët e tij që janë duke lotuar nga gazi lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë protestuesit janë shpërndarë, duke lënë pas një shkatërrim total të selisë blu.

Ndërkohë që deri më tani janë disa persona të lënduar, mes tyre edhe operatorë të medias për shkak të gazit dhe goditjeve me sende të ndryshme.

Protesta e Berishës përmes fotove, dhunë, shkatërrim, gaz