Policia blindon PD u hedh gaz lotsjellës dhe ujë mbështetësve të PD-së: 4 të plagosur deri tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 14:15
Ora News mëson se 4 protestues janë paraqitur deri tani tek spitali i Traumës.
Gjatë protestës në oborrin e PD-së u panë 2 persona me plagë në kokë.
Edhe pas marrjes në dorëzim nga policia e shtetit të selisë së PD-së, sërish vazhdon të jetë e tensionuar situata e protestë së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit i mbështetur nga një grup protestuesish është nisur sërish për të shkuar te selia e PD-së, por është ndaluar nga policia.
Efektivët me skafandra kanë formuar një kordon mbi urën e Lanës para Godinës së PD-së dhe i kanë kthyer pas protestuesit e Berishën me gaz lotsjellës.
Berisha tha se nuk ka diskutim që do të çlirojë shtëpinë e PD-së.