Nishani: Tutori i Bashës përdori furinë dhe egërsinë e shtetit për t'i imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës
Ish-Presidenti Nishani ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestuesit para selisë së PD. Nishani shprehet se Rama dhe Gledis Nano kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot.
Ai e cilëson Ramën si tutorin e Bashës dhe thotë se përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës.
Deklarata e plotë:
"Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot.
Dhunimi barbar i Selisë së Partisë Demokratike dhe mijra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë.
Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës.
Kjo nuk do të pranohet kurrë.
Pluralizmin nuk e dorëzojmë.
Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare.
Liria nuk ka çmim"

