Berisha: Beteja vazhdon, nuk do të ndalemi derisa sa të çlirojmë PD-në, Basha do të përgjigjet!
Ndërsa përplasjes e policisë vazhdojnë me protestuesit, ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se protesta para PD-së nuk ka përfunduar.
Sipas tij, beterja vazhdon dhe se kjo është një kauzë jetike për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se ai dhe mbështetësit e tija janë më të vendosur se kurrë.
Berisha: Beteja vazhdon. Më të vendosur se kurrë. Kjo ditë fakton se kauza jonë është një kauzë jetike për të gjithë shqiptarët.
Po ashtu, Berisha shtoi se Basha dhe Rama janë e njëjta gjë dhe se kryedemokrati e ka shndërruar në një bunker të shtetit PD-në.
Berisha: Janë e njëjta gjë. Ne i themi Bashës që bërë një gabim të tmerrshëm dhe do përgjigjesh. Nuk është ky përfundimi i protestës. Nuk ndalet më kurrë deri në realizimin e qëllimit. Është shndërruar në një bunker të shtetit. Ne e konsiderojmë shtëpinë tonë dhe do ta çlirojmë, nuk është shtëpia e Edi Ramës. Ne jemi kundër dhunës. Ne u dhunuam.

