Berisha mbyll protestën pas 3 orëve. Nuk merr dot selinë PD: Beteja tjetër shumë shpejt, revolucioni nuk ndalet

Ora 14:34 lideri historik i PD-së bëri thirrje për shpërndarje të protestës që e quajti të jashtëzakonshme megjithëse pranoi se nuk u arrit maksimumi, marrja e selisë së PD.

Protestuesit arritën të hyjnë në katin e parë të selisë PD duke thyer dyert dhe xhamat por nuk arritën të hynin në katin e dytë ku ndodhej dhe Basha pasi dyert ishin të blinduara.

“Një protestë e jashtëzakonshme në të cilën në rast se nuk arritëm maksimumin arritëm të dëshmojnë organizimin tonë vendosmërinë dhe të dëshmojmë mbarë shqiptarëve dhe botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Rama e pengu i tij Lulzim Basha" tha Berisha në një prononcim për median afër banesës së tij.

Për gati 3 orë selia e PD-së u kthye në arenë dhune mes demokratëve. Mbështetësit e Berishës përpiqeshin të hynin brenda selisë PD e cila ishte blinduar nga Basha. Pati përplasje mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës dhe pas dy orësh ndërhyri policia duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë. 

Policia tha se ndërhymë pas telefonatës nga selia PD se u rrezikohet jeta, por Berisha tha se u shfaq dhe skenari i Ramës.

“Ju e patë vetë sesi shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit e PD-së. Sot gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit.

Kjo betejë tregon për të gjithë ne njerëzit e lirë se rruga që kemi për të bërë nuk është rrugë e lehtë se ajo kalon përmes sakrificave, por ju garantoj se është rrugë e suksesshme. Sot dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij kombi”

Berisha e quajti revolucion të pandalshëm që do të ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit

“Le të shpërndahemi me betimin për tu kthyer sa më parë në betejën tjetër sa më parë”

Kur do jetë?

"Mbështetësve që me zë të lartë kërkonin që nesër të ishte protesta tjetër Berisha u tha: Do të përcaktojmë një kohë në mënyrë që 44 mijë burrat e gratë e lirirë do të mblidhen si sot. Nuk do të jetë ditë e largët” 

Ndërkë zyra e shtypit e PD-së informoi se Basha ka ftuar gazetarët në zyrën e tij por nuk u lejuan nga policia.

Policia nuk kurseu me gaz lotsjellës as vetë Berishën në një tentativë për tu kthyer në selinë PD pasi policia e kishte marrë nën kontroll.