Media u helmua me gaz, një tjetër moment nga protesta para PD

Një ky është një tjetër moment kur sasi e madhe  gazi lotësjellës hidhet para selisë blu duke dëmtuar dhe operatorët dhe gazetarët e mediat që ndodheshin aty për raportim përfshirë dhe ata të Ora News.

Në foto duket edhe deputetja demokrate Albana Vokshi me sytë e skuqur nga gazi.

Tre operatorë te RTV Ora dhe Ora News janë dëmtuar me gaz lotsjelles dhe uje te hedhura nga policia qe nderhyne ne seline e PD-se.

Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit për t'i shpërndarë.

Operatorët e dëmtuar janë: Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi. Eshte dëmtuar edhe gazetari Edison Vatnikaj. 

Dy prej tyre nuk janë në gjëndje të mirë dhe kërkohet ndihma e policisë për ti larguar. 

Kamerës së Ora News i është hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë protestuesit janë shpërndarë dhe janë larguar nga selia. 

Media u helmua me gaz, një tjetër moment nga protesta para PD