Selia e PD-së "vend krimi" pas protestës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës me ekspertët mbledhin provat e nisin hetimet

Pas më shumë se tre orësh protestë dhe tentativash për t’u futur brenda saj, selia e Partisë Demokratike u kthye në arenë dhune mes vetë demokratëve. Mbështetësit e Berishës hapën portën kryesore, por nuk arritën të hipnin në kat të dytë ku ndodhen dhe zyrat dhe vetë Basha e mbështetësit e tij. 

Kur protestuesit arritën të thynin me vare derën e hekurt tek porta dytësore dhe me shkallë po tentonin të hipnin në katin e dytë Basha kërkoi ndihmën e policisë duke thënë se po u rrezikohej jeta.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellë dhe ujë për të zbrapsur protestuesit fillimisht nga selia e PD-së edhe më pas nga bulevardi "Zhan D'Ark"

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u pa atje pas shpërndarjes së protestuesve.

Në seline e PD-se ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale  për këqyrjen e çdo ambient i ku u zhvillua ngjarja e cila degradoi në përdorimin e dhunës.

Verifikimet kanë nisur nga jashtë e deri në ambientet e brendshme. Do të bëhet këqyrja dhe mbledhja e të gjitha provave materiale në funksion të hetimit.

Selia e PD-së "vend krimi" pas protestës, drejtuesja e
Foto: LSA

Policia ka nisur edhe me shoqërimet e protestuesve.