Protesta, shoqërohen 25 persona, 8 prej tyre ndodheshin brenda selisë blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 15:37
Rreth 25 persona të cilët kanë marrë pjesë në protestën e ditës së sotme para selisë së PD, janë shoqëruar nga policia.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se 8 nga protestuesit ndodheshin brenda selisë së PD
Mësohet se një pjesë prej tyre janë dërguar në komisariatin nr.1 dhe një pjesë tjetër në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me dhunë, ndërkohë që ka ndërhyrë dhe policia e cila ka bërë shpërndarjen e protestuesve me gaz lotsjellës dhe me ujë.


