Policia i përgjigjet Bashës e ndërhyn. Hedh ujë të shpërndaje protestuesit. Deputetet e Bashës në tarracë

Policia i pergjigjet Bashës dhe ndërhyn. Hedh ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohe deputetët e Bashës ndodhen ne tarracë.  

Njoftimi i policise

"Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin."

Policia i përgjigjet Bashës e ndërhyn. Hedh ujë të