Stresi shoqërohet në polici dhe nxjerr foton: Nuk kam bërë gjë, unë duhet të shoqërohem gjithmonë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 14:23
Policia e Shteti ka shoqëruar reperin Stresi i cili njihet si një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës. Stresi e ka shoqëruar Berishën në takime të ndryshme, madje dhe gjatë "Foltoreve" në Shqipëri.
Ditën e sotme, Stresi ka publikuar një Instastory ku shihet në furgonin e policisë.
“Nëse kam gjujt një gurë keni drejt me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo?? I bëj thirrje mediave”, ka shkruar ai.
FNSH dhe RENEA hodhën tm dhe gaz lotsjellës ndahj demokratëve të cilët po protestonin para selisë së PD-së.

