Kërkohej prej 3 vitesh, Familjarët: Gani Abazi u vetëdorëzua në polici, nuk e arrestuan
Gani Abazi i cili ishte shpallur në kërkim prej 11 tetorit 2018 është vetëdorëzuar në polici dhe nuk është arrestuar thonë familjarët të cilët sqarojnë se detyra e tij ka qenë inspektor policie.
Dje policia e shtetit njoftoi se e kishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal".
Në një video të vendosur në dispozicion nga ata duket 61 vjeçari, banues në Tepelenë, I shoqëruar me avokatin që po hyn në ambientet e komisariatit të policisë.
Madje vënë në dispozicion edhe procesverbalin e mbajtur më 6 janar 2022 ora 11:40 kur në ambientet e komisariatit të Tepelenës në prani të avokatit Xhaferr Meça është vetëdorëzuar shtetasi i shpallur në kërkim më datën 11.10. 2018 në bazë të vendimi nr 67 datë 13 shtator 2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 3 muaj e 14 ditë burg për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Dokumenti mban firmën e avokatit, të vetëdorëzuarit dhe të oficerit të policisë që ka qenë i pranishëm aty.
