Merr flakë shtëpia në Dropull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 13:25
Një shtëpi dy katëshe në fshatin Vrisera, Dropull është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Sipas informacioneve për Ora News, zjarri u shfaq fillimisht në oxhakun e banesës si pasojë e volumit të druve të përdorura në banesën dy katëshe.
Mësohet se shërbimet zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit. Raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë nuk ka asnjë të lënduar.

