Bunkerizimi i PD, Minarolli: Demokratët vendosën me votë, nesër vendoset ekzekutimi i vendimit

Grupi i Rithemelimit të PD ka shkuar sërish në selinë blu ditën e sotme, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.  Gazetari Everest Dedaj bën me dije se Grupi i Rithemelimit ka shkuar me arsyen për të zhvilluar mbledhje. Gazment Bardhi ka njoftuar më herët se kushdo që dëshiron të vizitojë selinë, duhet të njoftojë administratën me arsyetimin se në seli po zhvillohen punime.

Përpara medieve foli Ervin Minarolli, anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Sipas tij, të shtunën demokratët do të ekzekutojnë vendimet e marra në Kuvendin e Rithemelimit më 11 dhjetor 2021 dhe në referendumin e datës 18 dhjetor.

Poll

Minarolli: Kjo është situata sot në PD, kanë tentuar dhe dje e pardje anëtarë dhe deputetë, selia është e mbyllur. Unë besoj që është rast unikal që një parti në opozitë i mbyll dyert mbështetësve të vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është e ardhmja që ofron PD sot, është një parti pa vizion, prandaj është i nevojshëm Rithemelimi. Demokratët e kanë vendosur me votë, nesër do vijnë që të ekzekutojnë vendimin.