Sali Berisha nga oborri i PD: Mercenarët të dalin nga selia. I dimë kush janë. Blindat do ia çojmë Bashës në shtëpi"

Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje personave që ndodhen brenda PD-së të largohen dhe të mos përdoren si mercenarë nga deputeti Lulzim Basha.

Berisha tha se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe ftoi demokratët të çlirojnë selinë dhe ta kthejnë në shtëpi lirie. 

A keni informacion se kush janë killerat me të cilët thoni se po mbrohet Basha?

Kemi informacione, i kemi të regjistruar. Ftoj ata dhe familjet e tyre të nxjerrin nga selia e të shkojnë në shtëpitë e tyre e të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda

Keni emra?

Kemi emra. I kemi të identifikuar por këtu përgjegjës numër 1 është Lulzim  Brava që nxjerr zëdhënësin e tij e mashtron. Ne i kemi me emra e mbiemra.

A do të tentoni të hyni me cdo kusht?

Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të happen. Në mënyrën më të vendosur selia do u kthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojnë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejë këtë ndërtesë nga burg që e ka kthyer Edi Rama me pengun e tij. Cdo blind që është vendosur në këtë ndërtesë do ngarkohet me kamion dhe do i çohet afër shtëpisë së tij. Këtu blinde nuk mund të ketë. Kjo nuk është ndërtesë e një grupi organizate terroriste por seli e PD-së.