Dalin pamjet/ Një ditë para protestës së thirrur nga Berisha, dyer të blinduara dhe hekura në selinë e PD

Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, kanë dalë pamjet nga ambientet e selisë së PD-së, me dyer hekuri të blinduara, hekura dhe masa përforcuese në pikat hyrëse.

Gazetari i Ora News njofton se prej dy ditësh ka  ndërhyrje në strukturën e Partisë Demokratike, për të pamundësuar hyrjen e protestuesve në selinë e PD-së.

Mësohet se ka ndërhyrje në katin e parë të selisë, me forcime në ambientet  hyrëse. 

Në një komunikim zyrtar Partia Demokratike ka thënë se selia po restauron zyrat.

Në mbledhjen e fundit të PD-së Basha ka njoftuar për një strukturë të re të PD, ku do të ketë disa departamente të reja që do të funksionojnë brenda këshillit kombëtar.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse kjo deklaratë është e vërtetë në momentin që ambientet e selisë do të hapen, njofton Everest Dedaj.

Sipas burimeve për Ora News, Basha dhe administrata e PD-së do të jenë në zyrat e selisë ditën e nesërme,  kur është thirrur protesta nga Rithemelimi i Partisë Demokratike.

Dalin pamjet/ Një ditë para protestës së thirrur nga

Dalin pamjet/ Një ditë para protestës së thirrur nga

Ndiqni raportimin e gazetarit Everst Dedaj nga min 10:00 deri në min 21:00

Poll