A është ende tabu konsulta me gjinekologun? Mjeku na shuan kureshtjen, ja çfarë thotë

Takimi te një gjinekolog shpesh neglizhohet për shkak të ndrojtjes, sidomos nga disa gra të cilat jetojnë në zonat rurale.

Mbrëmjen e së enjtes në studion e D-Night ishte i ftuar dr.Ardi Prushi, Obstetër Gjinekolog, i cili na foli për shëndetin riprodhues të gruas dhe sesi duhet vepruar në raste kur ka shqetësime.

Kontrollet rutine janë një ndër elementët kryesorë për parandalimin e një sëmundje dhe kurimin e saj në kohën e duhur. Por, sa e respektojnë kontrollin rutinë vajzat dhe gratë në Shqipëri?

Dajana: Më tepër priremi të frekuentojmë parukeritë sesa gjinekologun? Qëndron kjo që them dr.Ardi?

Dr.Ardi: Në fakt unë nuk e di kohën tek parukieri, por koha dhe vizitat te gjinekologu kanë filluar të shtohen, por ende nuk është në shifrat e duhura. Duke qenë se jam pjesë edhe e rrjeteve sociale dhe kam mundësinë edhe ti ndjek duhet të them se moshat e reja janë më të prirura të pyesin, të informohen dhe të kryejnë vizita te mjeku gjinekolog për check-up (kontrolle) rutine dhe sigurisht edhe për problemet që kanë.

Dajana: Dr.Ardi është ende tabu takimi/ konsulta me një gjinekolog në ditët e sotme?

Dr.Ardi: Pjesa e grave që jetojnë në zonat urbane nuk bëjnë diferencë, madje priren të vijnë sa më shumë te gjinekologët meshkuj, mbase kanë një besim më të madh te një mashkull pa dashur të paragjykoj pjesën tjetër, ndërsa gratë që jetojnë në zonat rurale janë të prirura të shkojnë te gratë gjinekologe.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: