Muçollari: Disa nga emrat që lexoi Bardhi në Kuvendin e 18 Dhjetorit të sajuar

Grupi i Rithemelimit të PD, ditën e sotme shkoi sërish në selinë blu, por dera vijonte të ishte e kyçur. Grigels Mucollari, sekretari i përgjithshëm i FRPD u shpreh se kjo nuk është partia, por vetëm një grup njerëzish që e kanë uzurpuar partinë në mënyrë të padrejtë. Ai ka akuzuar Gazment Bardhin se ka mashtruar opinionin publik dhe një pjesë e emrave që ai ka lexuar në kuvendin e 18 dhjetorit nuk ekzistojë, janë të shpikur.

Muçollari: Kjo nuk është partia, këta janë një grup njerëzish që e kanë uzurpuar partinë në mënyrë të padrejtë. Doja të bëja një transparencë të emrave që ka lexuar Gazment Bardhi i cili ka mashtruar opinionin publik dhe ata pak demokratë që akoma sot mund ta mbështesin atë apo deputetin Basha. Bardhi ka lexuar 4237 emra të cilët pretendon që kanë qenë të pranishëm në datën 18 te antikuvendi që ka organizuar.

Dua të bëj të qartë se delegatët që Bardhi ka lexuar janë 1534, kur ndër këta mbi gjysma nuk kanë qenë të pranishëm. Mbi 200 anëtarë Bardhi i ka lexuar 2 herë, 3 herë, 4 herë për të rritur në mënyrë artificiale prezencën. Rreth 831 emra i ka sajuar, këta emra nuk ekzistojnë, nuk janë njerëz realë dhe 1687 janë emra që nuk janë anëtarë Kuvendi dhe anëtarë të PD. Ne verifikuam 100 emra në gjendjen civile dhe këta janë njerëz që nuk ekzistojnë ose njerëz që mund të kenë vdekur.