Garo fton gazetarët të ulen në tavolinë, Berisha: Kafet i paguaj unë, jo raki se trembet Gazi

Pas deklaratës para selisë blu, Sali Berisha së bashku me mbështetësit e tij, zotin Nishani, zonjën Harxhi, zotin Noka, Floriana Garo etj, u ulën të shijonin kafen në oborrin e selisë PD.

Floriana Garo i ftoi dhe gazetarët që të uleshin në tavolinë me ta dhe të shijonin kafen.

Berisha tha se kafet i paguan ai.

Berisha: Uluni se do ju qeras me një kafe, si urim për vitin e ri. Kafe, kafe, raki në orar të punës në asnjë mënyrë se trembet Gazi.

Nuk munguan as batutat në tavolinë.

Berisha: Jeta është qejf, megjithëse për disa ju ja bëni jetën spec. Po s'keni faj ju.

Poll