Dyshohet se falsifikoi certifikatën për xhamat e zinj të makinës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 13:03
Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se kishte falsifikuar certifikatën për xhamat e zinj të automjetit.
Policia informon se u bë arrestimi i shtetasit G.Kl, 23 vjeç pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.